Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 14:00
Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në mesazhin e tij, presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të marrë një shtysë të re dhe të thellohet më tej.

“Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e presidentit Mattarella.

Ndërkaq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.

“Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresoj për një mundësi të shpejtë për një takim personal dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e urimit presidenti Milanoviq.

presidentikroacisëpresidentja

Të ngjashme

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Presidentja Shiroka-Pula merr urime nga presidentët e Finlandës, Sllovenisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

15:36
Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan

Presidentja Shiroka Pula kërkon zbardhjen e rastit të rëndë në Gjilan

20:19
Presidentja Justina Shiroka Pula takon komandantin e FSK-së – diskutohet forcimi i kapaciteteve të ushtrisë

Presidentja Justina Shiroka Pula takon komandantin e FSK-së – diskutohet forcimi i kapaciteteve të ushtrisë

17:42
Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë

Agon Maliqi: Mos u nxitoni, normale që Presidentja të trashëgojë staf, s’mund të punojë fikall vetë

23:46

Më shumë nga Lajme

  • 15:01Kosova në krah të Arabisë Saudite, Konjufca: Mbështetja jonë është e palëkundur
  • 14:36Policia e Kosovës planifikon hapjen e radios së saj
  • 14:21“…Gruan e vrajta, edhe juve kam me ju vra”, gjykata: Nafija u qëllua në veturë, vëllai i saj pasi doli nga Pikapi – 1 muaj paraburgim Valon Ramushit
  • 13:57QYTETI I LUDWIGSBURGUT FOLI SHQIP: “JO NË EMRIN TIM!”
  • 13:33"Radio Policia", Kusari: Mund të bëhet mjet propagandues i pushtetit