Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion të strehimoreve të Kosovës.
Sipas një njoftimi për media nga Presidenca, thuhet se e para e shtetit ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të këtyre strehimoreve, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri.
Ajo theksoi se "mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë”.




