Avokati i njohur, Arianit Koci ka njoftuar se ka marrë përsipër përfaqësimin juridik të Aulona Memetit, nënës së djali dyvjeçar, e cila publikoi gjendje e mjerueshme në Pediatrinë e QKUK-së, pasi e dërgoi për mjekim.
Ai tha se Memeti vendosi të bëjë publike këtë shqetësim pasi sipas deklarimeve të saj, nuk kanë marr trajtim adekuat, teksa siç tha ajo, u përball me presion nga zyrtarë të institucionit.
“Me reagimin janë bërë publike edhe fotografi. Ato paraqesin gjendjen e ambienteve në momentin kur djali i saj po trajtohej. Shëndetësia publike në Kosovë ka vite që është objekt shqetësimi serioz. Ky rast nuk mund të shihet i shkëputur nga ai realitet. Kjo nuk do të thotë se përgjegjësia është kolektive. Përgjegjësia është gjithmonë individuale dhe duhet të përcaktohet mbi bazën e fakteve. Megjithatë, kur probleme të ngjashme përsëriten ndër vite, nuk mund të anashkalohet as përgjegjësia institucionale dhe strukturore”, tha ai.
