Edhe veteranët e luftës i janë bashkuar protestës që po mbahet para Kuvendit të Kosovës, në mbështetje të votimit të Ligjit për Specialen.
Protesta po zhvillohet në kohën kur në Kuvend pritet të nisë seanca e jashtëzakonshme, ku si pikë e parë e rendit të ditës është votimi i ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Specialen.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kishte paralajmëruar se do të mbante tubim nga ora 09:00 para Kuvendit, me thirrje për deputetët që ta votojnë ligjin.




