Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prishtina mbulohet me kamera, ekspertët kërkojnë prova për rritjen e sigurisë

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 22:35
Prishtina mbulohet me kamera, ekspertët kërkojnë prova për rritjen e sigurisë

Prishtina po shndërrohet në një qytet plotësisht të monitoruar. Paralelisht me nisjen e sistemit të ri të vëzhgimit nga Policia e Kosovës, komuna ka gati planin për fazën e dytë, të paktën 40 lokacione të reja do të mbulohen së shpejti me kamera të sigurisë. Por, përtej premtimeve për rritje të sigurisë, ekspertët kërkojnë matje konkrete të rezultateve, ndërkohë që janë ende skeptikë për efektin e tyre real në terren.

Kamerat e sigurisë të vendosura në kryeqytet synojnë rritjen e sigurisë në komunikacion dhe monitorimin e shkeljeve në trafik. Por ekspertët e komunikacionit vlerësojnë se për të parë ndikimin e kamerave të sigurisë, në komunikacion në kryeqytet, nevojitet analizë e detajuar.

“Vendosja e kamerave, në kryeqytet, do ta rrisë nivelin e sigurisë në komunikacion rrugor, ne qofte se do ta bëjmë një analizë të thukët pas vendosjes të kamerave, me e pa se sa kanë ndiku që këto kamera, të ndikojnë në sigurinë e komunikacionit”, tha Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

Drejtori për siguri dhe emergjenca në komunën e Prishtinës bën të ditur se nga mesi i muajit tetor, shpresojnë se do të inaugurohet edhe qendra e re e monitorimit.

“Do të jetë një qendër moderne, ku do të vendosen monitoruesit, vezhguesit e kamerave, bashkë me njesinë e trafikut. Dhe do të kemi së paku 10 zyrtarë policorë që 24/7 do të monitorojnë sistemin e kamerave do të bëjnë realisht rritjen e sigurisë në kryeqytet”, thaksoi Lulzim Fushtica, drejtor për siguri dhe emergjenca në Prishtinë.

Sa i përket aspektit të mbrojtjes së të dhënave personale, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi thonë se nëse ka bazë ligjore një institucion publik, ata kanë të drejtë t`i vendosin kamerat për të përpunuar të dhëna për çështje të tyre.

“Bazen ligjore policia e ka sipas ligjit të policisë.Ku neni 25 i ligjit e percakton që policia ka të drejtë me vendos kamerat në hapësirat publike në ato vende ku ata dyshojnë se mund të ketë ndonjë veprim kriminal ose dicka tjetër që përben veper penale sipas kodit penal në Kosovë”, tha Arbian Arifi, Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Në fazën e dytë, kamerat pritet të vendosen në së paku 40 lokacione të reja./RTK/

sigurisëkameraekspertët

Të ngjashme

Policia sqaron masat e sigurisë për 16 shtatorin: Procedura të rregullta policore

Policia sqaron masat e sigurisë për 16 shtatorin: Procedura të rregullta policore

21:12
Përfundimi i marshit, policia del me njoftim

Përfundimi i marshit, policia del me njoftim

16:04

Më shumë nga Lajme

  • 22:22Çitaku: Kurti po sillet si monark – PDK nuk shantazhohet
  • 21:45Rama kritikon Kurtin: Sot u bë kryeministër me votat e Vetëvendosjes dhe Listës Serbe
  • 21:28Emrat e 15 kandidatëve për deputetë që pritet t’i zëvendësojnë ministrat e Qeverisë Kurti 4
  • 21:23“Rezerva vetëm për 5 ditë”, rritje apo ulje e çmimit të naftës? Ja çfarë thotë kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve
  • 20:4172 orë para vendimit në Hagë, komandantët e UÇK-së mblidhen në Drenicë tek Sami Lushtaku