Një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje tjetër të dielën pasdite në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin palët janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar.
“Lidhur me rastin palët janë dërguar në stacion dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.




