Ministria e Punëve të Brendshme vazhdimisht përditëson kohën e pritjes nëpër pikat kufitare që lidhin Kosovën me shtetet për rreth.
Momentalisht, mërgimtarët po përballen me pritje deri në 1 orë për të hyrë në Kosovë në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.
Ndërkohë, në pikën kufitare të Muçibabës, pritjet arrijnë deri në 40 minuta.