Që nga 5 prilli i vitit 2021, shtetin e Kosovës e ka drejtuar Vjosa Osmani. Gjatë pesë viteve, që udhëhoqi shtetin, ajo shfrytëzoi të drejtat dhe benefitet që i takonin me ligj. Pesë vite pas zgjedhjes, ndonëse mandati përfundoi, ajo vazhdon të shfrytëzoj disa prej këtyre benefiteve.
Në bazë të këtij ligji, ajo ka të drejtë në pension, shuma e të cilit është 70% e pagës të cilën e ka marrë si kryetare shteti. Osmani dhe familja e saj, pra bashkëshorti dhe fëmijët kanë të drejtë në sigurim të plotë shëndetësor dhe shërbime mjekësore në spitalet ushtarake dhe publike gjatë tërë jetës.
“Presidenti i Republikës së Kosovës pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë në kompensim monetar kalimtar për një periudhë shtatë mujore të tranzicionit në jetën private. Fondet mund të përdoren për zyre, kompensim të stafit, shërbime të telekomunikacionit, shtypje dhe shërbime postare të ndërlidhura me periudhën tranzitore”,thuhet specifikisht në ligj.
Gjithashtu, presidentja Osmani si dhe familja e saj e ngushtë do të kenë përjcellje zyrtare pra mbrojtje të afërt për tri vitet e ardhshme.
Ish-presidentes do t’i lejohet të marrë pjesë në manifestime shtetërore sipas radhës protokollare të Kosovës.
Ish presidentja Osmani, bashkë me burrin e saj, Ligji u lejon që ta përdorin pasaportën diplomatike të Kosovës tërë jetën, kurse fëmijët e tyre kanë të drejtë deri në moshën 18-vjeçare.
“Presidenti i Republikës së Kosovës ka të drejtë në shpenzimet materiale për aktivitetet e tij/saj, në rastet kur këto aktivitete ushtrohen në cilësinë e ish-Presidentit. Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni sigurohen nga buxheti i përcaktuar për Zyrën e Presidentit të Kosovës.” – thuhet në ligj.
Ligji e përcakton njëashtu se në periudhën pesë vjeçare pas përfundimit të mandatit të presidentit, nuk mund të jenë më shumë se tre persona në personel profesional të zyrës.
“Presidenti angazhohet nga Qeveria e Kosovës në aktivitete shtetërore, atëherë periudha pesë vjeçare fillon nga përfundimi i angazhimit të Presidenti”, thuhet në ligj.
Ndër përfitimet kryesore që parashihen përfshihen:
Pension i veçantë shtetëror: Ish-presidentët kanë të drejtë në një kompensim financiar të përhershëm, i cili zakonisht lidhet me një përqindje të pagës së presidentit në detyrë. Sigurim dhe mbrojtje fizike: Për arsye sigurie, shteti ofron mbrojtje të vazhdueshme për një periudhë të caktuar, e në disa raste edhe afatgjatë. Zyrë dhe staf mbështetës: Ish-presidentët mund të kenë në dispozicion një zyrë pune dhe staf administrativ për të vazhduar aktivitetet publike ose përfaqësuese. Automjet zyrtar dhe shpenzime operative: Në funksion të angazhimeve të mundshme, parashihen edhe mjete logjistike dhe mbështetje financiare. Këto benefite, sipas ligjit në fuqi në Kosovë, i takojnë Osmanit dhe çdo President/e tjetër që e përfundon mandatin e tij të plotë pesë vjeçar për shkaqe sigurie dhe kontributi që ata kanë dhënë gjatë pesë viteve për shtetin.
