Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria dhe EULEX-i diskutojnë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 16:05
Prokuroria dhe EULEX-i diskutojnë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimi i trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore ishin në fokus të takimit mes përfaqësuesve të Prokurorisë së Shtetit dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli, u takua me Sabine Dwinger, udhëheqëse tematike për dhunën në baza gjinore në kuadër të Njësisë së Monitorimit të EULEX-it.

Gjatë takimit, Qavolli e njoftoi përfaqësuesen e EULEX-it për prioritetet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përkushtimin e sistemit prokurorial për trajtimin me seriozitet dhe prioritet të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

Sipas njoftimit, palët diskutuan për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe harmonizimit të praktikave të veprimit, me synim rritjen e efektivitetit të reagimit institucional ndaj këtyre rasteve.

Një tjetër çështje e trajtuar ishte rëndësia e mbështetjes profesionale dhe monitorimit të praktikave institucionale, si mekanizma për identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të punës në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Në fund, u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për avancimin e praktikave profesionale, mbrojtjen e viktimave dhe rritjen e llogaridhënies institucionale në trajtimin e këtyre rasteve.

dhunësrastevefamilje

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Nasim Haradinaj shpjegon pse VV-ja, sipas tij, e ka dashtë nënshkrimin e ligjit
  • 23:15BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
  • 23:01Gazetari Ramadani: PDK duhet me e pa si shans, me dalë Ismaili e Gruda me i përballë ekipin e programin
  • 22:57A ishte Kurti, ai i cili i bëri bashkë partitë shqiptare në Serbi?
  • 22:50Gati “Esref Tek”, kush do të jetë partnerja e Çagatay Ulusoy?