Gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Sferkë janë helmuar disa protestues. Lidhur me këtë nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë dhënë më shumë detaje.
Shkodran Nikçi-zëdhënës në Prokurorinë Themelore në Pejë ka thënë se deri në këto momente një person është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor ndërsa personat e tjerë tretmanin mjekësor e kanë marrë në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes janë disa persona të cilët janë duke protestuar. Si pasojë e situatës së krijuar në vend të ngjarjes janë Polica e Kosovës dhe ekipet emergjente. Gjithashtu edhe zjarrëfikësit. Deri në këto momente një person është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse në vendin e ngjarjes janë trajtuar nga ekipet mjekësore disa persona’’.