Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria e Pejës: Rasti i vdekjes së A.M. është mbyllur, nuk u provua trajtimi i papërgjegjshëm mjekësor

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 17:13
Prokuroria e Pejës: Rasti i vdekjes së A.M. është mbyllur, nuk u provua trajtimi i papërgjegjshëm mjekësor

Rasti, i paraqitur në Prokurori më 26 qershor 2024, u trajtua për veprën penale “Trajtimi i papërgjegjshëm mjekësor”

Sipas Prokurorisë, në kuadër të hetimeve u realizuan veprime të shumta, përfshirë zhvarrosjen e trupit, autopsinë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, marrjen e deklaratave nga dëshmitarë, ekspertë shëndetësorë dhe mjeko-ligjorë, si dhe një sërë autorizimesh të tjera.

“Provat ekzistuese të shkesave të lëndës, për prokurorin e shtetit nuk krijojnë për t’u mbështetur nivelin e dyshimit të arsyeshëm se në rastin konkret kemi të bëjmë me veprën penale “Trajtimi i papërgjegjshëm mjekësor”, andaj, bazuar në këto rrethana prokurori i shtetit ka mbyllur rastin”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka sqaruar se gjatë gjithë hetimit ka vepruar me transparencë të plotë dhe ka ftuar familjen të jetë pjesë e procedurave. Por, sipas saj, më 23 korrik, në emisionin “KIKS Kosova” në televizionin Klan Kosova, familjarët kanë akuzuar Prokurorinë për mbyllje të rastit për përfitime personale.

“Përkundër që si prokurori gjithmonë në çdo fazë të hetimit kemi qenë të hapur dhe kemi ftuar familjen Muleci të jetë prezentë, dhe duke ofruar gjithmonë transparencë të plotë edhe për mediat për ketë rast, me datë 23 korrik, në emisionin “KIKS KOSOVA” të televizionit Klan Kosova, familjarët e të ndjerit deklarohen se rasti është mbyllur për përfitime personale të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe prokurorit të shtetit”, thuhet më tej në reagimin zyrtar.

Prokuroria Themelore në Pejë rithekson se çdo rast penal trajtohet me prioritet, në mënyrë të pavarur, profesionale dhe objektive. Familja është udhëzuar të shfrytëzojë të drejtën e ankesës në Prokurorinë e Apelit./BetimipërDrejtësi

Më shumë nga Lajme

  • 15:18Sot varrosen dy vëllezërit që humbën jetën tragjikisht në Surkish të Podujevës
  • 15:17Bien eksportet e Shqipërisë me Kosovën
  • 14:52Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu”
  • 14:41Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave
  • 14:40Alarmon Gjini: Shërbimet sekrete armike të infiltruara deri në majat e pushtetit në Kosovë