Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”.
Sipas aktakuzës, me datë 22.12.2023 në Dragash, i pandehuri B.P., në cilësinë e personit të autorizuar të operatorit ekonomik “B.Sh.P.K.” dyshohet se me qëllim ka shkelur rregullat e prokurimit publik duke mos i zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata publike me titull “Furnizimi me gjashtëmbëdhjetë copë aparate fotokopjuese për shkolla KK Dragash”.
Tutje, në njoftimin e prokurorisë, bëhet e ditur se gjatë realizimit të kontratës, në vend të dorëzimit të 16 aparateve të reja të fotokopjimit, siç ishte paraparë me kontratë, janë dorëzuar 16 aparate të ri-fabrikuara, përkatësisht aparate të vjetra të servisuara në të cilat janë vendosur pajisje të reja shpenzuese.

