Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 18:20
Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve në rastin e koduar “Kufiri 2”, ku policia kishte sekuestruar 136 kilogramë substancë të dyshuar narkotike, marihuanë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit A.N., shtetas i Maqedonisë së Veriut, si dhe T.E. dhe A.C., shtetas të Kosovës, dyshohen për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas kërkesës për paraburgim, të dyshuarit dyshohet se kishin vepruar në koordinim me njëri-tjetrin, duke ndarë paraprakisht rolet dhe detyrat për transportimin e substancës narkotike.

A.N. dhe A.C. dyshohet se po udhëtonin me një automjet të tipit “VW Tiguan”, duke përcjellë dhe vëzhguar rrugën përpara automjetit “Audi A6”, në të cilin transportohej droga. Ndërkaq, T.E. dyshohet se ishte drejtues i automjetit “Audi A6”, ndërsa një person tjetër, i identifikuar si J.B., dyshohet se kishte rolin e vëzhgimit të rrugës.

Prokuroria bën të ditur se, pas identifikimit të automjeteve dhe tentimit të policisë për t’i ndaluar, T.E. nuk iu bind urdhrave policorë, por vazhdoi ikjen me shpejtësi të madhe.

Gjatë ikjes, ai dyshohet se shkaktoi një aksident trafiku, ku mbetën të lënduar dy persona. Më pas, në afërsi të lokalit “Milenium”, automjeti humbi kontrollin, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë, T.E. u ndalua dhe u arrestua.

Gjatë kontrollit në automjetin “Audi A6” u gjet substanca e dyshuar narkotike, ndërsa sipas Prokurorisë, për tre të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar për përfshirje në trafikimin e narkotikëve.

Ndaj T.E. rëndon edhe dyshimi për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, për shkak të ikjes nga policia dhe aksidentit të shkaktuar.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të pandehurve, ndërsa për rastin po zhvillohen procedurat përkatëse ligjore.

prokuroriadyshohetparaburgim

Të ngjashme

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë

Një muaj paraburgim për tre të dyshuarit në rastin “Kufiri 2”, ku u sekuestruan 136 kilogramë marihuanë

19:09
“Kam me ta ba si Naim Murseli”, Prokuroria për rastin në Pejë: Ish-bashkëshorti i 54-vjeçares do të intervistohet sapo të hyjë në Kosovë

“Kam me ta ba si Naim Murseli”, Prokuroria për rastin në Pejë: Ish-bashkëshorti i 54-vjeçares do të intervistohet sapo të hyjë në Kosovë

20:09
Cili ishte destinacioni final i drogës që u kapë në Kaçanik, Policia e Prokuroria dalin me detaje

Cili ishte destinacioni final i drogës që u kapë në Kaçanik, Policia e Prokuroria dalin me detaje

18:47
Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro

Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro

13:44

Më shumë nga Lajme

  • 18:31Invalidi i luftës rrëfen emocionet e momentit kur iu bashkua UÇK-së: Prindërit më dhanë bekimin, tri plagë dhe një copë granate i kam dhuratë nga armiku
  • 18:29Ish-kryediplomati malazez takohet me ish-homolgun e tij maqedonas: Përgjegjësit që Podgorica dhe Shkupi e njohën Kosovën
  • 18:29Prenkaj: Për shkak të politikës jokordinuese janë ftohur miqtë e Kosovës, vendi e humbur besimin
  • 18:28​Patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër, takohen drejtorët e doganave të Shqipërisë dhe Kosovës
  • 18:13Brahimaj: Besoj se në Apel ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm