Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria: Mbrojtja u përpoq ta shmangte rolin dhe qëllimin kriminal të katërshes së UÇK-së

GD
Gazeta Demos16 shkurt 2026 në 15:56
Prokuroria: Mbrojtja u përpoq ta shmangte rolin dhe qëllimin kriminal të katërshes së UÇK-së

Pas një pauze, seanca në Gjykatën Speciale ka nisur me parashtrimet e Prokurorisë së Specializuar, mbi pretendimet e tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzit, në rastin ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori i ZPS-së, Alan Tieger, tha se nëse të akuzuarit paraqiten si disa prej mijëra të tjerëve që iu bashkuan UÇK-së për të luftuar për liri, kjo është përpjekje për t’iu shmangur roleve të tyre të vërteta, si themelues dhe anëtarë kyç të Shtabit të Përgjithshëm.

Ai tha se ata përdorën autoritetin për ‘qëllimin kriminal të përbashkët”.

“Do të filloj parashtrimet e Prokurorisë sot. Në një formë apo në një tjetër, mbrojtja i ka paraqitur klientët e tyre si me qëllime të mira, që nuk kishin pushtet. Psh, mbrojtja e Veselit e përshkroi klientin e tyre si një ushtar i përkushtuar në një kohë të vuajtje të mëdha, si një i diplomuar i ri, pa stërvitje ushtarake dhe me bindjen për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe të ardhmen e tyre, pa autoritarizëm dhe brutalitet. Kjo i nderuar gjykatës nuk është krim dhe ZPS nuk e ka thënë kurrë këtë gjë.

Por t’i paraqesësh të akuzuarit si disa prej mijëra të tjerëve që iu bashkuan UÇK-së për të luftuar për liri është përpjekje për t’iu shmangur roleve të tyre të vërteta, si pionierë, si themeluese, si anëtarë kyç të Shtabit të Përgjithshëm, role që ata i kanë pranuan në mënyrë të përsëritur.

Ata u shmangen këto roleve, nuk i pranojnë sepse veprimet e tyre, duke përdorur autoritetin e tyre dhe përpjekjet e tyre individuale, pasqyrojnë qëllimin kriminal të përbashkët dhe angazhimin e tyre ndaj tij. Ata që besojnë në të vërtetë në kauzën e tyre dhe aftësinë e tyre për të arritur atë, kanë pretenduar se kanë të drejtë që të merren në mënyrë të pamëshirshme me ata që konsideroheshin se e pengonin arritjen e kësaj.

Provat, qëllimet dhe krimet që pasuan si rezultat i tyre, pasqyrohen në prova të shumta dhe nuk mund të shpërfillen apo të mohohen, pak rëndësi ka, sa ashpër luftuan që këto prova të shikohen në mënyrë të izoluar.”

ZPS

Më shumë nga Lajme

  • 20:59Mbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë
  • 20:57Pak minuta nga fillimi i protestës në Prishtinë, sheshi “Skënderbeu” mbushet me flamuj “kuq e zi”
  • 20:56Pas 27 vitesh pritjeje e ankthi, identifikohet Salih Mëziu, një nga 10 të zhdukurit e familjes nga Marina e Skenderajt
  • 20:49Kërkesa për dorëheqjen e Gërvallës, reagon për herë të parë partia Guxo
  • 20:11​Pandeli Majko pas vendimit në Hagë për drejtuesit e UÇK-së: Ku gabuam?