Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj. Sipas tij, viktima kishte pretenduar në një parashtresë se një zinxhir zyrtarësh e kishin neglizhuar rastin e saj.
Nikçi në një konferencë për media ka bërë të ditur se parashtresa ishte pranuar nga kryeprokurorja. Në paragrafin e parë, Zekaj kishte ngritur pretendime për neglizhencë institucionale, për të cilat, sipas tij, janë iniciuar hetime.
Duke folur për pjesën tjetër të parashtresës, ai ka thënë se viktimës i ishte njohur e drejta e shfrytëzimit të pronës. Sipas Nikçit, vendimi gjyqësor përfshinte edhe urdhrin që bashkëshorti të mos i afrohej brenda distancës prej 2 metrash.
Ai ka deklaruar se vendimi ishte ekzekutuar të enjten, në praninë e policisë, ndërsa disa orë më vonë kishte ndodhur një konflikt.
Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, viktimës i ishte kërkuar të mos shkonte në atë shtëpi, pasi mund t’i rrezikohej siguria.
Nikçi ka shtuar se ishin ftuar edhe 2 vëllezërit e saj, që ta bindnin të qëndronte në shtëpinë e tyre derisa të gjendej një zgjidhje
“Ne si Prokurori me 22 tetor, përkatësisht Kryeprokurorja ka pranuar një parashtresë nga viktima, e cila ka qenë tri qështje të ngritura. Në paragrafin e parë sipas viktimës ka pas pretendime se një zingjir zyrtarësh ka neglizhuar rastet dhe njëkohësisht n uk i kanë trajtuar sipas detyrës zyrtare. Men jëherë, kryeprokurorja ka hapur rast në departamentin e Krimeve të Rënda, ka autorizuar prokurorin e krimeve terënda të ndërmarr veprime lidhur me rpetendimet e viktimës, në mënyrë që të vërtetohet secili veprim i secilit zyrtar lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Paragrafi i dytë ka qenë ekzekutimi i një vendimi gjyqësor, ku sipas një vendimi të nxjerr me datën 18 tetor, viktima ka kërkuar të ekzekutohet ky vendim ku ka pasur të ekzekutohet vendimi ku i është njohur e drejta e pronësisë dhe shfrytëzimit të pronës barabartë me ish-bashkëshortin e saj dhe ka pas një urdhërmbrojtje që viktimës të mos i afrohet bashkëshorti më afër se dy metra. Siç e dini, vendimet e Gjykatës, janë kompetencë e Policisë dhe Gjykatës por Policia ka njoftuar prokurorin kujdestar, dhe me asistimin e tij kanë ekzekutuar këtë vendim. Ndër veprimet e para të kryeprokurores ka qenë që të hapet hetim zyrtar për të gjithë zyrtarët kompetentë të institucioneve relevante të cilat i trajtojnë këto raste, dhe kanë qenë pretendime të viktimës dhe ven dim ik i dytë ka qenë i prokurores kujdestare të asistoj në realizimin e këtij vendimi”, ka thënë Nikçi.
Ai ka treguar edhe hapat që kanë marrë p;ër të mos rezikuar jetën e viktimës.
“Më 22 tetor viktima ka shkuar që të ekzekutohet vendimi bashkë me Policinë. Disa orë ka pas në Polici që ka pas mosmarrëveshje brenda shtëpisë. Prokurorja kujdedstar eka shkuar në vendngjarje dhe kan ë ardh në përfundim që shëndeti dhe jeta e viktimës janë në rrezik, dhe kanë kërku nga viktima që për momentin të mos shkoj në atë shtëpi dhe njëkohësisht janë munduar ta bindin që për momentin të mos qëndroj në atë shtëpi. Viktima kategorikisht ka kundërshtuar që të mos shkoj në shtëpi, vëllezërit e saj janë ftuar nga kryeprokurorja dhe kanë qëndruar deri në ora 2 të natës duke e bindur viktimën të shkoj te shtëpia e familjes. Kryeprokurorja ka kërkuar nga institucionet të veprojnë urgjentisht të gjitha që të bëhet zgjidhje në mënyrë urgjente. Ato e kanë vlerësuar se qëndrimi i viktimës në atë ambient nuk është i sikgurtë. Viktima ka pranuar që natën e 23 tetorit të shkoj te vëllezërit e saj, mirëpo ka kërkuar shënim zyrtar mbi arsyet pse ajo nuk mund të shkoj te shtëpia e saj që ka qenë pasuria e saj dhe djali i saj jetonte bashke me ish-bashkëshortin”, ka thënë Nikçi.
Ai ka thënë se viktima ka qëndruar një natë te vëllezërit e saj, të nesërmen prokurorja kujdestare ka autorizuar Policinë që një patrullë policore të monitoroj vendbanimin e tyre dhe të pyes viktimën për situatën.
“Natën e mbrëmshme është raportuar për dhunë në familje në vendbanimin e saj dhe ish bashkëshortit. Ish-bashkëshorti dhe viktima janë shoqëruar në stacion, janë intervistuar dhe ish-bashkëshorti është ndnaluar për 48 orë. Viktima është rekomanduar të shkoj në strehimore, ajo ka kundërshtuar kategorikisht. Policia e ka shoqëruar në shtëpi, ajo me të hyrë në shtëpi është sulmuar nga ish-kunati i saj me një mjet të fortë dhe ka pësuar lëndime fatal.e për jetën e saj, ku më pas Policia ka dal në vendngjarje, kryeprokurorja dhe prokurorja e krimeve të rënda I dyshuari është në arrati dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si prokurori i kemi marrë të gjitha veprimet e parapara dhe i kemi kërkuar institucionet të veprojnë urgjentisht.”, ka shtuar Nikçi.