Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja e policit në Kaçanik, Prokuroria propozon dënim me burgim për të mitur ndaj të dyshuarit

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 16:29
Vrasja e policit në Kaçanik, Prokuroria propozon dënim me burgim për të mitur ndaj të dyshuarit

Prokuroria në Ferizaj ka propozuar shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik, Muhamed Lika.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, në bazë të nenit 59 të Kodit të Drejtësisë për të Mitur të Kosovës, ka paraqitur propozim për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur ndaj të miturit lidhur me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Kaçanik.”

Sipas Prokurorisë “me datë 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, saktësisht në objektin banesor, i mituri në bashkëkryerje me të pandehurit, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin- zyrtarin policor M.L., në atë mënyrë që derisa viktima ka përfunduar orarin e punës së detyrës zyrtare dhe gjatë rrugës për në banesën e tij, ishte përcjellë në vazhdimësi nga i mituri dhe të pandehurit deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës, duke u ngjitur shkallëve lart, i mituri i shkon mbrapa dhe hynë brenda, me ç ‘rast me të takuar të ndjerin ka shtënë katër (4) herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm dhe brenda një intervali kohor rreth 47 sekonda, i mituri del duke vrapuar në drejtim të lokalit “Dukagjini” ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi”, ku derisa ishin duke vrapuar i mituri, i pandehuri dëgjohet duke thënë “Bravo ik”, dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri M.L., ndërron jetë, siç është konstatuar në raportin e autopsisë , me të cilin konstatohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, andaj, me këtë ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

I mituri gjendet nën masën e paraburgimit nga 21 prilli.

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit