Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte ndaj gjashtë personave

GD
Gazeta Demos3 korrik 2026 në 15:00
Prokuroria Speciale ngre dy aktakuza për krime lufte ndaj gjashtë personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur dy aktakuza për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, duke i dorëzuar ato në Gjykatën Themelore në Prishtinë me propozim për gjykim në mungesë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza e parë është ngritur ndaj J.J. dhe A.S., të cilët dyshohen se, në cilësinë e ish-gardianëve të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998–1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë.

Njoftimi:

Prishtinë, 03 korrik 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën penale “Krime lufte kundër popoullsisë civile”.

Në rastin e parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj J.J. dhe A.S.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, ish gardianë të Burgut të Prishtinës dhe paraleles së tij në Lipjan, gjatë viteve 1998-1999 kanë keqtrajtuar të burgosurit shqiptarë, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkopinj gome, shufra metalike, shqelma dhe grushte deri në alivanosje.Po ashtu, ata i kanë kanosur seriozisht me vrasje.

Ndërsa, në rastin e dytë është ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurave: L.S., D.L., S.A., B.S.

Të pandehurat akuzohen se, në cilësinë e gardianeve të Burgut të Prishtinës – paralelja për gra në Lipjan, gjatë periudhës së luftës 1998-1999, në bashkëkryerje me tashmë të akuzuarën N.C., i kanë keqtrajtuar në mënyrë sistematike të burgosurat shqiptare, duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe duke u shkaktuar lëndime trupore e dhunë psikike.

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?