Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokuroria Speciale nis hetime ndaj kryetarit të Gykatës Komerciale, sekuestrohet telefoni i një hetuesi policie

GD
Gazeta Demos16 qershor 2026 në 11:35
Prokuroria Speciale nis hetime ndaj kryetarit të Gykatës Komerciale, sekuestrohet telefoni i një hetuesi policie

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj kryetarit të Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli.

Burime të “ Betimi për Drejtësi ” brenda kësaj Prokurorie, kanë treguar se hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ushtrim i ndikimit”.

Provat lidhur me këtë rast vënë në pah prapaskenat e diskutimit në mes të Mahir Tutulit me djalin e axhës së tij, Fadil Tutuli, të cilat ngrisin dyshimet të arsyeshme për ushtrim ndikimi nga i pari i Komerciales në dy raste penale në të cilat ishte i përfshirë Fadil Tutuli, njëherë si viktimë e më pas edhe si i dyshuar.

Bazuar në bisedën e zhvilluar në platformën Viber, platformë kjo që kishte qenë e hapur edhe në tabletin e djalit të Fadil Tutulit, rezulton se ky i fundit më 29 korrik 2025, pasi e kishte denoncuar rastin për dhunën e ushtruar nga vëllai i bashkëshortes me shokun e tij, kishte kërkuar “ndihmën” e Mahir Tutulit.

Kryetari Tutuli kishte shprehur interesimin rreth emrit të hetuesit policor që i ishte përgjigjur rastit, Agron Hoti. Më pas, Fadil Tutuli i kishte dërguar numrin e kontaktit dhe kishte kërkuar që hetuesi Hoti të telefonohej nga një person me emrin apo shkurtesën “Zena”.

“ Mahir Tutuli: Fadil a erdhën?

Fadil Qysh e ja emrin vllau i vete?

Fadil Tutuli: BB.

Mahir Tutuli: Ok.

Fadil e u key me Polici?

Fadil Tutuli: Policia është në shtëpi.

Mahir Tutuli: O Fadil qysh je?

Mahir Tutuli: Fadil qysh e ka hetuesi emrin qaj hoti?

Fadil Tutuli: Agron Hoti.

Mahir Zeka nuk e paska thirrë ala këtë agronin.

Mahir Tutuli: Ëetash është ka e thirrë se e kish përzi me tjetër agron”.

Lidhur me këtë rast, burime të “Betimi për Drejtësi” kanë treguar se Prokuroria Speciale ka filluar marrjen e disa veprimeve, në mesin e tyre ka intervistuar në cilësinë e dëshmitarit hetuesit policor, Agron Hoti.

Të njëjtit, i është sekuestruar telefoni, i cili pritet të ekzaminohet.

Në përgjigjen e marrë nga kryetari i Gjykatës Komerciale lidhur me dyshimet që ngrisin bisedat mes tyre, i njëjti i ka quajtur të fabrikuara.

Në anën tjetër, në përgjigjen e pranuar nga Specialja të premten e 12 qershorit, të njëjtit shkurtimisht në përgjigjen zyrtare nuk kanë dhënë informacione.

“Lidhur me rastin për të cilin keni adresuar pyetje, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, me qëllim të sqarimit të plotë të rastit. Për shkak të natyrës së procedurës, detaje të mëtejshme nuk mund të bëhen publike”, thuhej në përgjigjen e Prokurorsë. / BetimipërDrejtësi

Më shumë nga Lajme

  • 09:03Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
  • 08:56Gjini humor me ftesën e Kurtit: Nëse insiston për takim, e delegoj Time Kadriajn me një tabëll vezë
  • 08:51Behrami-Kurtit: Nuk ke kah ik vogëlush, fundin tënd politik do ta kesh në burg
  • 08:40Pas Qeverisë, deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit
  • 08:38Lushtaku - Kurtit: Ora 8:16, ku je kryeministër? Me gjasë paska pi mbrëme