Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Prokurorja Shqiponjë Jupa caktohet zëvendëskryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Gjakovë

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 13:30
Prokurorja Shqiponjë Jupa caktohet zëvendëskryeprokurore e Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rigjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq, në seancën e së hënës Prokuroria kërkoi që të bëhet bashkimi i dy aktakuzave në të cilat po gjykohet Aksiq, këtë ku gjykohet vetë me atë të masakrës së Reçakut, ku ngarkohet me 20 të akuzuar të tjerë.

Në seancën e së hënës, prokurorja speciale Habibe Salihu, tha se pasi ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, është vënë në dijeni se Çedomir Aksiq, po akuzohet edhe për një rast tjetër për veprën penale të njëjtë, andaj kërkoi të bashkohen të dy aktakuzat.

“Sot, e kam siguruar një aktvendim të Apelit sipas së cilit aktvendim është duke u zhvilluar një procedurë tjetër kundër Çedomir Aksiq dhe sugjerimi edhe i Apelit është që ky rast të bashkohet. Andaj kam një propozim që të bashkohet ky rast me rastin tjetër meqenëse janë të përfshirë edhe disa të dëmtuar tjerë”, tha prokuroja Salihu.

Salihu shtoi se sipas saj, duhet të lejohet ky propozim pasi që nëse nuk mund të trajtohen në rastin tjetër, dëmtohen një grup i madh i të dëmtuarve.

Sipas saj, nëse Gjykata nuk e aprovon këtë propozim, do të bëjë zgjerimin e aktakuzës sa i përket të dëmtuarve në këtë rast.

Paraprakisht, mbrojtësi i të akuzuarit Çedomir Aksiq, avokati Ymer Berisha, në fjalën hyrëse të tij deklaroi se nuk ka vërejtje dhe se e përkrah vendimin e shkallës së dytë, i cili ktheu në rigjykim këtë çështje penale.

Berisha propozoi që Gjykata të eleminojë shkeljet procedurale duke përmbushur të gjitha kushtet ligjore për një gjykim të drejtë.

Më pas, kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se lidhur me propozimin do të merret vendim jashtë seancës dhe të gjitha palët do të njoftohen me kohë, andaj seanca u ndërpre.

Ndryshe, sa i përket aktakuzës tjetër ku ngarkohet Çedomir Aksiq, bëhet fjalë për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale më 30 dhjetor 2025, me propozim për gjykim në mungesë, ndaj 21 personave të cilët i akuzon për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, konkretisht për masakrën e Reçakut. Ata akuzohen për vrasjen e 42 civilëve më 15 janar 1999. Aktakuza përshkruan vrasjet mizore, trajtimin çnjerëzor, dëbimet dhe shkatërrimin e pasurisë së civilëve. /“Betimi për Drejtësi”.

Më shumë nga Lajme

  • 14:54Hamza: Pres që çështja e Ligjit të Speciales të përmbyllet në takimin e radhës me Kurtin
  • 14:54Lladrovci takon Konjufcën: Kemi biseduar si bëhet Kosova më mirë
  • 14:01I takonte Grupit të Intelektualëve, i jepet lamtumira e fundit Adem Beqirit
  • 13:54Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen
  • 12:49Nëse ligji i ri hyn në fuqi, Cali e Pjetër Shala kthehen në Kosovë për vuajtje të dënimit – detaje tjera të propozuara për Specialen