Pjesëmarrja e komunave në protestën e paralajmëruar është vullnetare dhe asnjë komunë nuk mund të detyrohet të marrë pjesë, kështu ka deklaruar drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ibrahimi tha se Asociacioni nuk ka asnjë mekanizëm për t’i obliguar komunat që të protestojnë, por shprehu bindjen se në protestë do të ketë pjesëmarrës nga komunat.
‘’Protesta normal që pjesëmarrja është vullnetare domethënë në asnjë moment asociacioni nuk ka mekanizëm që i obligon apo i detyron komunat që të protestojnë. Mirëpo unë jam i bindur që ka me pas edhe anëtarë të kuvendeve komunale apo qytetarë nga këto komuna, sepse dëmi i cili po shkaktohet nga niveli qendror është i jashtëzakonshëm”, tha Ibrahimi në KlanKosova.


