Avokati Arianit Koci, para nisjes së seancës së 50-të konstituive të Kuvendit zgjodhi të protestonte më ndryshe se herave tjera.
Si rezultat i pakënaqësisë së tij për mosformimin e Kuvendit, ai vendosi që para Parlamentit ta rruajë kokën.
E këtij veprimi simbolik, gazeta e njohur britanike Metro, ia kushtoi një artikull.
Në këtë formë, Koci denoncoi dështimin e vazhdueshëm të institucioneve për të formuar Kuvendin e ri, tashmë për herë të pesëdhjetë radhazi.
“Një avokat nxori një makinë rroje para gazetarëve për të protestuar kundër dështimit të qeverisë së tij për të krijuar një asamble për herë të pesëdhjetë radhazi”, shkruan Metro .
Gazeta britanike theksoi mesazhin e fortë të kësaj proteste të pazakontë.
Avokati, e cilësoi veprimin e tij si një akt simbolik, për të tërhequr vëmendjen ndaj asaj që e konsideron krizë të thellë institucionale dhe kërcënim për vetë shtetësinë e Kosovës.
“Shtetësia jonë në Kosovë po kërcënohet gjithashtu. Miqtë dhe armiqtë po bindën se ne nuk jemi të aftë të mbajmë një shtet”, deklaroi ai para mediave.
Ndërkohë, edhe pse protestën e shoqëroi me një akt që mund të duket i pazakontë – rruajtjen e flokëve, Koci u përball me përkrahje dhe reagime të fuqishme nga qytetarët në rrjete sociale.