Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Protesta e dhunshme në Ditën e Pavarësisë, sulmohen me gurë e molotovë Kryeministria e Banka e Shqipërisë, policia përgjigjet me ujë e gaz lotsjellës

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2026 në 15:24
Protesta e dhunshme në Ditën e Pavarësisë, sulmohen me gurë e molotovë Kryeministria e Banka e Shqipërisë, policia përgjigjet me ujë e gaz lotsjellës

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë ka nisur me tensione, pasi qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” kanë hedhur kapsollat e para.

Tensionet u zhvendosën para Kryeministrisë, ku protestuesit marshuan dhe u stacionuan. Në këto momente, ata kanë nisur të hedhin gurë dhe “breshëri” bombash molotov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Një protestues nuk është ndjerë mirë, dhe është transportuar në spital me ambulancë.

Pamjet tregojnë një shesh të mbushur me tym, ujë dhe shpërthime molotovi.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur bilancin paraprak të të lënduarve gjatë protestës së sotme, deri në orën 14:00.

Sipas informacioneve nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëra prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe pesë protestues.

Ministria bën me dije se të gjithë të lënduarit janë të vetëdijshëm, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po marrin trajtim nga mjekët në shërbimin e urgjencës.

Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje tre protestues të lënduar, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet e mirë./TCh/

protestagurëlotsjellës

Të ngjashme

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, policia përdor gaz lotsjellës dhe autobotët me ujë

13:10

Më shumë nga Lajme

  • 15:23Pas 27 vjetësh, rivarroset në Mitrovicë Adem Ademi, pjesë e “Grupit të Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
  • 15:22Në ditëlindjen e parë, nipi i Jakup Krasniqit për vizitë në Prekazin e Adem Jasharit
  • 15:0528 Nëntoi e gjen Ramush Haradinajn me të rinjtë përgjatë kufirit Kosovë-Shqipëri, i sfidon me pompa - VIDEO
  • 13:49Mehaj uron 28 Nëntorin: U kërkoj falje familjeve të çlirimtarëve në Hagë që s'po arrijmë të bëjmë më shumë
  • 13:18Edi Rama kujton ditëlindjen e Adem Jasharit: Komandanti Legjendar i Luftës Çlirimtare të Kosovës