Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protesta në Shqipëri, Vllahiu: Për më shumë se 10 vjet s’ka opozitë, ka riciklim politikanësh

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 22:08
Protesta në Shqipëri, Vllahiu: Për më shumë se 10 vjet s’ka opozitë, ka riciklim politikanësh

Gazetari Arbër Vllahiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur lidhur me gjendjen aktuale në Shqipëri, saktësisht për protestat që po zhvillohen atje.

Ai tha se në Shqipëri, ka më shumë se dhjetë vjet që nuk ka opozitë.

“Ajo që ka ndodhë në Shqipëri, le të jem i sinqertë, nuk ka opozitë, nuk ka pasë opozitë për më shumë se 10 vjet. Kemi riciklim të njerëzve prej 35 vjetëve në politikë, përfshirë edhe Edi Ramën, përfshirë posaçërisht Sali Berishën, pra kemi riciklim të grupit të politikanëve të vjetër”, ka thënë Vllahiu.

Kujtojmë se protesta e studentëve në Tiranë ka nisur me kërkesa për arsim cilësor, u përshkallëzua në thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përfunduar me përplasje me policinë dhe dëme materiale, kryesisht nëpër rrugët e Tiranës.

Protestuesit sulmuan me gurë institucione e objekte, dogjën kontejnerë dhe bllokuan rrugë, ndërsa tubime u mbajtën edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, raporton Klan Kosova.

Pavarësisht protestave dhe akuzave për korrupsion, kryeministri Rama deklaroi se nuk do të japë dorëheqje.

shqipëriopozitëvllahiu

Të ngjashme

Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu

Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu

21:34
Protesta në Shqipëri, Kajtazi: Pas 130 ditësh, policët janë lodhur e rraskapitur

Protesta në Shqipëri, Kajtazi: Pas 130 ditësh, policët janë lodhur e rraskapitur

22:22

Më shumë nga Lajme

  • 23:16Ambasada amerikane thirrje për protestë paqësore në Shqipëri: Dhuna s’ka vend në angazhimin qytetar
  • 23:13Raportimet se protestuesit e hodhën në Lanë, deputeti i PD: Pati një incident, skemë e partisë në pushtet
  • 22:41“Hajde të pyes në vesh o burrë”, pamje: Fadil Geci takohet rastësisht me Sami Lushtakun, çka i tha në vesh?
  • 22:18Zëdhënësi i Aleancës i reagon Pecit: Je përfaqësues i denjë i mazhorancës një shpi budallë, jeni hajna e antikombëtarë
  • 22:05Bashkia e Shkodrës në flakë, godina sulmohet me molotovë nga disa persona të maskuar