Të paktën 10 persona janë shoqëruar në komisariat, pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë sot gjatë protestës së dhunshme në Tiranë.
Lajme
Protestat e dhunshme në Shqipëri, arrestohen 10 persona

Policia ka përdorur autobotin me ujë në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Protestuesit nuk janë larguar nga sheshi dhe vijojnë të qëndrojnë përballë forcave të policisë, dhe tensionet mes palëve nuk janë qetësuar.
Protesta është shoqëruar më herët me përplasje, hedhje molotovësh dhe përdorim të laserëve në drejtim të efektivëve të policisë. Gjithashtu, një protestues dhe një polic u panë të shtrirë në tokë gjatë përplasjeve


