Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Protestat në Shqipëri dhe Evropë, Vllahiu: Shënon nisjen e ngjarjeve që nuk ndalen lehtë

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 22:02
Protestat në Shqipëri dhe Evropë, Vllahiu: Shënon nisjen e ngjarjeve që nuk ndalen lehtë

Opinionisti Arbër Vllahiu, gjatë debatit në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova, ka deklaruar se vala e protestave në Shqipëri dhe në qytetet e ndryshme evropiane shënon fillimin e një kaosi që nuk do të ndalet lehtë.

Sipas tij, në skenë ka zbritur një gjeneratë e re, "Gjenerata Z", e cila po vetorganizohet jashtë kornizave dhe kontrollit tradicional të politikës dhe mediave.

Vllahiu vuri në dukje se zhvillimi i hovshëm teknik dhe teknologjik e bën këtë brez thelbësisht të ndryshëm nga gjeneratat e kaluara.

Ai theksoi se monopoli mbi informacionin është thyer dhe se të rinjtë tashmë organizohen në mënyrë të menjëhershme.

"Nuk është më me e marrë telefonin dhe me pritë se kur do të ndodhë dhe kur do të dalim në protestë. Kjo është gjeneratë e cila flet aty për aty. Informatën nuk e ka më askush të mbyllur dhe monopolin mbi të; kjo gjeneratë e ka informatën në dorën e vet. Protestat edhe në Paris, edhe në Milano, edhe në vendet e tjera të Evropës e në Shqipëri, mund të organizohen aty për aty. E dinë kohën, e dinë vendin dhe qëllimin e tyre. Nuk ndalet, kaosi ka nisur dhe ky kaos nuk ndalet shpejt", deklaroi Vllahiu.

Sipas tij, këto reagime qytetare burojnë nga dy faktorë kryesorë: problemet socio-ekonomike dhe një frymë e thellë anti-establishment.

Duke u ndalur te situata në Shqipëri, Vllahiu vlerësoi se e gjithë klasa politike atje ka dështuar dhe se pakënaqësia e rinisë nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por ndaj gjithë elitës politike.

"Klasa politike në Shqipëri ka dështuar në total. Të rinjtë po kërkojnë ndryshimin e klasës politike të sotme. Problemi me Shqipërinë është se unë nuk shoh një politikan që është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë. Por me kë të flasin? Rama mund të thotë 'unë ulem e flas me këdo', por kush janë ata që do të flasin me të?", u shpreh Vllahiu.

shqipërivllahiuprotestat

Të ngjashme

Kraki i VV-së përkrahë protestat e rinisë në Shqipëri

Kraki i VV-së përkrahë protestat e rinisë në Shqipëri

22:03
Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje

21:06
Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kur thashë se arroganca i nxit protestat, s’gjykova shkaqet e saj

Haxhiu për protestat në Shqipëri: Kur thashë se arroganca i nxit protestat, s’gjykova shkaqet e saj

16:20
Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog

20:06

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Masa kufizuese për protestuesit, Balla: Po diskutohen nga qeveria, pritet që nesër të komunikohen
  • 23:16Don Xhoni me thirrje për institucionet dhe studentët në Shqipëri
  • 22:49Artan Hoxha reagon ashpër ndaj Ramës: Nuk ka polic që e jep jetën për Ramën
  • 22:49“Kryeministër që e shfrytëzon këtë kohë për ta zhvatur pronën shqiptare” Deputeti Redi Muçi
  • 22:41Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët