Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave

GD
Gazeta Demos7 nëntor 2026 në 08:02
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave

Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë.

Protesta do të nisë në orën 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka deklaruar se vrasja e Zekajt ka nxjerrë në pah dështimet e institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e grave që përballen me dhunë.

Sipas Kolektivit, rasti ka krijuar një krizë të thellë të besimit në institucionet shtetërore, ndërsa kërkohet që femicidi të shpallet urgjencë kombëtare.

“Vrasja e saj si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë tonë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, të cilën mund ta kalojmë vetëm me përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht”, thuhet në thirrjen e Kolektivit, shkruan Kosovapress.

Organizatorët kërkojnë shkarkimin e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit Xhelal Sveçla, si dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ata kërkojnë gjithashtu shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të prokurorisë, gjykatës, policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, të cilët i konsiderojnë përgjegjës për mosveprimet e pretenduara në rastin e Zekajt.

Në mesin e kërkesave janë edhe trajtimi i vrasjes së grave si urgjencë kombëtare, sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, vetingu i pavarur dhe apartiak në sistemin e drejtësisë, si dhe legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ndërsa për krimin dyshohet ish-kunati i saj.

Para vrasjes, ajo u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë me kërkesa për mbrojtje, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Pas rastit, janë suspenduar disa zyrtarë policorë, ndërsa organizatorët e protestës kërkojnë që përgjegjësia të shtrihet edhe te drejtuesit e institucioneve.

Protesta e sotme është vazhdimësi e mobilizimeve qytetare që pasuan vrasjen e Zekajt, me kërkesën që institucionet të garantojnë mbrojtje efektive për gratë dhe vajzat në Kosovë.

gravendërsaorganizatorët

Të ngjashme

Nis protesta gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn

Nis protesta gjithëkombëtare në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për Arlinda Zekajn

11:08

Më shumë nga Lajme

  • 21:22Pas vrasjes së Arlindës, vetëm një dorëheqje në nivelet e larta institucionale
  • 21:14Baraliu Hyseni rrëfen se si u arrestua nga inspektorët shqiptarë që punonin në milicinë serbe
  • 21:13“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës
  • 21:10Nisin punimet për fabrikën e municionit
  • 20:42Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët