Prijësi i lëvizjes studentore, Mevlan Ademi, ka falënderuar ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, për mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë në përpjekjet e tyre për të siguruar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, dhe ekspertët juridikë, Ademi ka deklaruar se hapat e ndërmarrë përbëjnë një arritje, por nuk përfaqësojnë zgjidhjen e plotë që kërkojnë studentët.
Përgjithësisht, kjo është një arritje, një barrierë që nuk ka qenë më parë. Arritje u takon vetëm atyre kolegëve që kanë qenë së bashku, krah për krah me ne në protestat tona. Kemi organizuar katër protesta dhe tashmë janë bërë tre vite që po merremi me këtë çështje. Fatkeqësisht, zgjidhja nuk është e plotë dhe ne nuk jemi dakord me të”, ka deklaruar Ademi.
Ai ka theksuar se studentët kërkojnë zbatim konkret të bazës ligjore për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke kundërshtuar çdo zgjidhje që nuk e përmbush plotësisht këtë kërkesë, raporton topchannel
Sipas tij, studentët nuk mund të mbajnë përgjegjësi për moszbatimin e ligjit dhe as të mbeten peng të pengesave institucionale.
Ademi ka bërë të ditur se angazhimi i lëvizjes studentore nuk do të kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por do të shtrihet edhe te provime të tjera që duhet të mund të zhvillohen në gjuhën shqipe.
