Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pyetur mbi vendimin për rritjen e pagave dhe pensioneve direkt nga nëntori, ku tha se e kanë lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kanë ardhur në përfundim se këto rritje mund t’i bëjnë qysh tash.
Kurti tha se nuk duhet të ketë ankesa pse premtimet po realizohen para kohe dhe se po merren nga Qeveria në detyrë, duke shtuar se Qeveria e re nuk dihet a do të bëhet sivjet apo vitin e ardhshëm”.
“E kemi lexuar dhe rilexuar ligjin dhe kemi ardhur në përfundimi se mund ta bëjmë. Rrjedhimisht, nuk kemi arsye pse ta shtyjmë. Më mirë kështu që edhe vazhdojmë të jemi qeveri në detyrë e që i morëm këto vendime të mira, sesa të thonë që të presim për Qeverinë e re e cila nuk e dijmë a është sivjet apo vitin e ardhshëm dhe vetëm atëherë do të mund t’i gëzoni”, deklaroi Kurti në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.
