Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka folur pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në seancën ku nuk morën pjesë deputetët e PDK-së.
Murati ka shpjeguar edhe votën e deputetëve të VV-së për kandidaten e Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit.
Ai tha se, meqë Lista Serbe përfaqëson shumicën e deputetëve të komunitetit serb, posti i nënkryetarit u takon atyre dhe se vota për Vujoviqin ishte e nevojshme për të përfunduar konstituimin e Kuvendit.




