Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Publikohen mesazhet e grupit të VV-së në WhatsApp: Sinkronizim i plotë për bordin e RTK-së dhe Këshillin Gjyqësor

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 13:59
Publikohen mesazhet e grupit të VV-së në WhatsApp: Sinkronizim i plotë për bordin e RTK-së dhe Këshillin Gjyqësor

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës votoi për anëtarët e Bordit në RTK dhe për anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Gazeta Nacionale ka siguruar disa biseda në grupin e WhatsApp të grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Sipas të dhënave, del se të gjithë kandidatët që VV-ja ka urdhëruar deputetët t’i votojnë, kanë kaluar.

Në mesazhin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, deputetët urdhërohen t’i votojnë për anëtarë në Këshillin Gjyqësor dy anëtarë: Bashkim Hysenin, dhe Ivana Milenkoviq nga komuniteti serb.

Kurse, për anëtarë të Bordit në RTK, bazuar në mesazhet e Nagavcit kandidatët që duhej të votoheshin janë: Valmire Thaçi, Flokart Aliu, Gëzim Brahaj, Xheraldina Cernobregu, Fatmir Podrimaj dhe Ilirjan Himaj.

Të gjithë këta anëtarë, u votuan në Kuvendin e Kosovës.

“Ejani se po votojmë. Votojmë për. Janë vetëm 3 pyetje dhe pastaj vazhdojmë me ligjet sipas skenarit. Duhet të jemi të gjithë për votim”, thuhet në mesazh./Nacionale

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Ky është parashikimi i motit për nesër
  • 23:41Hoxhaj nga protesta: Një zë që nuk mund të shpërfillet – drejtësi për UÇK-në
  • 22:56Fotografi e rrallë e Bardhosh Gërvallës në demonstratën e vitit 1981 në Zvicër
  • 22:54Banorët e Grashticës së Prishtinës prej dy vitesh me rrugë të bllokuar
  • 22:51U.D presidentja merret me kryetarllëkun e PDK-së, Lushtaku: Ta kryen punën e vet, VV e ka përça popullin