Të shtëna me armë zjarri pati sot në Pejë, transmeton Demos. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, që pohoi se i dyshuari është arrestuar, teksa dy të plagosurit janë duke u trajtuar në spital.
Rreth rastit është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër Gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona, të cilët sipas informatave janë në gjendje të rëndë.
