Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Publikohen rezultatet e PISA 2025 – Kosova në nivel ‘‘përafërsisht’’ të ngjashme me vitin 2022, rënie në matematikë

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 10:51
Publikohen rezultatet e PISA 2025 – Kosova në nivel ‘‘përafërsisht’’ të ngjashme me vitin 2022, rënie në matematikë

Rezultatet e PISA-s 2025 sjellin pak ndryshime në performancën e nxënësve të Kosovës krahasuar me vitin 2022, por njëkohësisht nxjerrin në pah sfida të vazhdueshme në sistemin arsimor.

Nxënësit kosovarë kanë shënuar 357 pikë në shkencë, 340 në lexim dhe 350 në matematikë, ndërsa në të gjitha këto fusha rezultatet mbeten dukshëm nën mesataren e vendeve të OECD-së.

Vetëm një pjesë e vogël e nxënësve arrijnë nivelin bazë të aftësive, ndërsa mungesat e shpeshta në shkollë mbeten një tjetër problem që mund të ndikojë drejtpërdrejt në rezultatet e të nxënit.

Postimi i plotë:

Publikohen rezultatet e PISA-s 2025

Në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), i cili u mbajt në periudhën 10-30 maj të vitit 2025, morën pjesë gjithsej 6632 nxënës të moshës 15-vjeç nga 213 shkolla. Rezultatet e PISA 2025 tregojnë se performanca mesatare e nxënësve të Kosovës në shkencë –357 pikë dhe lexim – 340 pikë, rezultatet kanë mbetur përafërsisht në nivelin e vitit 2022, 357 pikë, respektivisht 342 pikë, ndërsa në matematikë – 350 pikë, performanca mesatare është më e ulët për 5 pikë në krahasim me vitin 2022. Rezultati më i lartë u shënua në fushën e zgjidhjeve kompjuterike, gjithsej 359 pikë. Rezultatet në katër treguesit kryesorë të performancës janë nën mesataren e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Në këtë edicion të testit PISA, vajzat kanë arritje më të larta se djemtë në të tri fushat e vlerësuara. Në shkencë, vajzat kanë shënuar 366 pikë, ndërsa djemtë 347 pikë, me një diferencë prej 19 pikësh. Në lexim, vajzat kanë arritur 358 pikë, krahasuar me 322 pikë te djemtë, duke shënuar një diferencë prej 36 pikësh. Ndërsa në matematikë, rezultatet janë pothuajse të barabarta, me 351 pikë për vajzat dhe 350 pikë për djemtë, me vetëm 1 pikë diferencë.

Leximi preliminar i gjetjeve të PISA-s 2025 sugjeron se fokusi i ndërhyrjeve metodologjike dhe pedagogjike duhet të jetë në rritjen e cilësisë së të nxënit dhe në sigurimin e përparimit të të gjithë nxënësve. Prioritet i veçantë duhet t’i kushtohet zhvillimit të aftësive të aplikuara në matematikë, shkencë dhe lexim, veçanërisht aftësive për të menduar në mënyrë kritike, për të interpretuar informacionin, për të zgjidhur probleme dhe për të zbatuar njohuritë në situata të jetës reale.

Një nga fushat me potencial të madh për përmirësim është rritja e numrit të nxënësve që arrijnë nivelet bazë të aftësive. Në vitin 2025, rreth 21% e nxënësve në Kosovë arritën të paktën Nivelin 2 në shkencë, 15% në matematikë dhe rreth 16% në lexim. Në të njëjtën kohë, numri i nxënësve që arrijnë nivelet më të larta të performancës mbetet shumë i vogël. Kjo tregon nevojën për një qasje të dyfishtë: mbështetje më të madhe për nxënësit me rezultate të ulëta dhe programe të veçanta për zhvillimin e potencialit të nxënësve me performancë të lartë.

Vëmendje kërkon edhe frekuentimi i shkollës. Rreth 54% e nxënësve raportuan se kishin munguar të paktën një ditë gjatë dy javëve para testit, ndërsa 56% kishin munguar të paktën në një orë mësimore. Këto të dhëna tregojnë nevojën për mekanizma më të mirë të monitorimit të vijueshmërisë dhe bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet shkollës, prindërve dhe nxënësve.

Në bazë të gjetjeve, raporti i Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve rekomandon:

• Forcimin e të nxënit bazë në matematikë, shkencë dhe lexim, me fokus të veçantë te nxënësit që nuk arrijnë Nivelin 2 të aftësive.

• Zhvillimin e mësimdhënies së bazuar në zgjidhjen e problemeve, situata reale, mendimin kritik dhe aplikimin praktik të njohurive.

• Krijimin e programeve për nxënësit me performancë të lartë, me qëllim identifikimin dhe zhvillimin e talentit në shkencë, matematikë dhe lexim.

• Shfrytëzimin e reziliencës akademike si praktikë pozitive, duke identifikuar shkollat, mësuesit dhe praktikat që ndihmojnë nxënësit e pafavorizuar të arrijnë rezultate të larta.

• Forcimin e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, veçanërisht në pedagogjinë e orientuar drejt kompetencave, vlerësimit formativ, diferencimit të mësimit dhe menaxhimit të klasës.

• Zhvillimin e politikave për përdorimin efektiv të teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale-së, duke kaluar nga përdorimi thjesht instrumental drejt përdorimit të tyre për kërkim, analizë, verifikim dhe krijim të pavarur të njohurive.

• Forcimin e bashkëpunimit shkollë–familje, veçanërisht për mbështetjen e nxënësve, vijueshmërinë dhe krijimin e shprehive të qëndrueshme të të nxënit.

• Përmirësimin e klimës së të nxënit dhe disiplinës pozitive, duke krijuar klasa më të qeta, gjithëpërfshirëse dhe të fokusuara në procesin mësimor.

• Monitorimin e vijueshmërisë së nxënësve dhe ndërmarrja e masave të hershme për nxënësit me mungesa të shpeshta.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i analizojë të gjitha gjetjet, rezultatet dhe të dhënat e dala nga PISA 2025. Raporti do të shërbejë si reference qendrore për ndërhyrjet dhe përmirësimet sistematike, metodologjike dhe pedagogjike të cilat do të reflektohen në Strategjinë e re të Arsimit.

rezultatetpikë2025

Të ngjashme

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

Rezultatet në PISA, OEK: Alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës

18:18
PISA 2025: Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime

PISA 2025: Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime

15:18
Rezultatet e PISA’s – 73% e nxënësve me përformancë të ulët, 0% me të lartë, Ahmeti: Analfabetizmi funksional drejt totalitetit

Rezultatet e PISA’s – 73% e nxënësve me përformancë të ulët, 0% me të lartë, Ahmeti: Analfabetizmi funksional drejt totalitetit

13:52
Lushaku: Rezultatet e testit PISA janë turp qeveritar

Lushaku: Rezultatet e testit PISA janë turp qeveritar

12:22

Më shumë nga Lajme

  • 22:42PISA 2025: Shqipëria, e para në rajon
  • 22:39LDK në vijë me Kurtin, nesër do të votoj këdo që propozohet për kryetar të Kuvendit
  • 22:25Policia në Ferizaj konfiskon pesë furgona dhe një kamion dru
  • 22:24Rudari: 10 muaj isha në vijën e frontit, kurrë nuk morëm urdhra për krime ndaj popullatës civile
  • 22:23“Mandatet e deputetëve janë djegur”-Arifi akuzon VV-në për shkelje të Kushtetutës