Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Punëtori vdiq pas kontaktit me gjeneratorin, ngrihet aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë

GD
Gazeta Demos4 shkurt 2026 në 14:33
Punëtori vdiq pas kontaktit me gjeneratorin, ngrihet aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë “Luani Transport”, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 7 korrik 2025, në fshatin Gorazhdevc të Komunës së Pejës, i pandehuri Sh.K., si pronar i kompanisë, nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për siguri dhe shëndet në punë. Ai dyshohet se nuk ka krijuar kushte të sigurta pune, nuk ka ofruar trajnim për siguri në punë dhe as informacion për rreziqet dhe përdorimin e duhur të makinerisë. Si pasojë, punëtori S.R., i cili sipas detyrës ishte pastrues, ka humbur jetën në vendin e punës pas kontaktit me gjeneratorin.

Aktakuzë është ngritur edhe ndaj kompanisë “Luani Transport”, e cila dyshohet se nga pakujdesia dhe mosplotësimi i kushteve të punës sipas Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, në kundërshtim me nenin 6 paragrafi 1 të këtij ligji, nuk ka vepruar në përputhje me dispozitat dhe rregullat teknike për masat e sigurisë në vendin e punës, me pasojë humbjen e jetës së punëtorit S.R.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës që, përveç dënimit për veprën penale, të shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”, konkretisht ndalimi i veprimtarisë së separacionit, për shkak se veprimtaria dyshohet se është ushtruar pa licencë dhe pa përmbushur kriteret e sigurisë në vendin e punës.

Njoftimi i plotë:

Pejë, 4 shkurt 2026- Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj personit fizik, Sh.K, dhe ndaj personit juridik, kompanisë “Luani Transport”, për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.K, me datë 7 korrik 2025, në fshatin Gorazhdevc, Komuna-Pejë, si pronar i kompanisë në kuadër të obligimeve të tij ligjore nuk ka ndërmarr masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, ashtu që, nuk ka krijuar kushte të sigurisë në vendin e punës, nuk ka ofruar trajnimin për siguri në punë, nuk ka ofruar informacion për rreziqet në punë dhe përdorimin e duhur të makinerisë, ashtu që edhe përkundër faktit se tani i ndjeri, S.R në përgjegjësitë dhe detyrat e tij ishte vetëm pastrues, i njëjti kishte gjetur vdekjen në vendin e tij të punës, si pasojë e kontaktit me gjeneratorin.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka ngritur aktakuzë edhe ndaj personit juridik, kompanisë “Luani Transport”, e cila nga pakujdesia si pasojë e mos plotësimit të kushteve të punës sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe në kundërshtim me nenin 6 paragrafi 1 të këtij ligji, nuk vepron në pajtim me dispozitat apo rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës, me ç’rast ka kryer veprën penale të lartcekur, ku si pasojë e kësaj ka humbur jetën punëtori, tani i ndjeri S.R.

Prokurori i shtetit, në aktakuzën e ngritur i ka propozuar gjykatës që përveç dënimit për veprën penale të lartcekur, po ashtu të shqiptohet edhe dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës”, në këtë rast veprimtarisë së seperacionit, kjo për faktin se, në rastin konkret i pandehuri ka ushtruar veprimtarinë pa licencë dhe pas asnjë kriter të sigurisë në vendin e punës.

Prokurori

Më shumë nga Lajme

  • 16:13Kapet sasi e madhe armësh në veri
  • 16:03Vdekja e dy punëtorëve të KEK-ut brenda tri ditësh në vendin e punës, Ramadani: Ky është dështim total i shtetit
  • 16:03Një muaj paraburgim për tre fajdegjitë e Prizrenit, jepnin fajde me kamata të larta
  • 15:32Nexhmedin Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president
  • 15:32Tani e tutje, pronarët e automjeteve do të lajmërohen 15 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit