Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pushohen hetimet ndaj Gent Tiganit – ishte arrestuar dhe paraburgosur për veprën penale të dhunimit

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 11:06
Pushohen hetimet ndaj Gent Tiganit – ishte arrestuar dhe paraburgosur për veprën penale të dhunimit

Sinjali ka siguruar dokumentin zyrtar të Prokurorisë Themelore në Pejë, me të cilin zyrtarisht pushohen hetimet penale kundër Gent Tiganit, i cili më herët ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim si i dyshuar për veprën penale të “Dhunimit” nga neni 227 paragrafi 4.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në dokumentin me numër PP/I nr. 53/24, të datës 1 korrik 2025, Prokuroria bën të ditur se:

“Hetimet pushohen sepse nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri kishte për ta kryer këtë vepër penale.”

Sipas aktvendimit, hetimet kishin nisur më 13 korrik 2024, pas kallëzimit të bërë nga S. A. K e cila kishte raportuar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me Gent Tiganin, e që më pas ishte cilësuar si vepër penale e dhunimit.

Pas një viti hetimesh dhe veprimesh hetimore, përfshirë ekzaminimin klinik, mjeko-ligjor dhe ADN-së, Prokuroria ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur dyshimin penal ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, Gent Tigani shfajësohet nga akuza më e rëndë që kishte rënduar mbi të dhe rasti konsiderohet i mbyllur, përderisa nuk paraqiten fakte të reja.

Më shumë nga Lajme

  • 21:56Mblidhet e-qeveria, linjëzon politikën e jashtme me të BE-së për sanksione ndërkombëtare
  • 21:56Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë
  • 21:52Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s'votojnë për president
  • 21:46Hoxha: Nuk besoj se 6 deputetët e LDK-së kanë animozitet ndaj Sejdiut, por ndaj Abdixhikut
  • 21:36Haxhiu: Nëse lirohen krerët e UÇK-së, do të ketë pritje institucionale