Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pushteti në veri, Konjufca: Përpjekjet tona janë për një ambient të sigurt

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 17:16
Pushteti në veri, Konjufca: Përpjekjet tona janë për një ambient të sigurt

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, gjatë një adresimi në seancën për punën e UNMIK-ut në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i bëri thirrje Serbisë që të përballet me realitetin dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Në fjalën e tij, Konjufca theksoi se funksionimi i qëndrueshëm i një shoqërie lidhet ngushtë me kohezionin social dhe respektimin e një kuadri të përbashkët ligjor.

Ai nënvizoi se angazhimi i institucioneve të Kosovës në pjesën veriore të vendit synon forcimin e sigurisë dhe trajtimin e kërcënimeve ekzistuese.

Sipas tij, këto përpjekje kanë për qëllim krijimin e një ambienti të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike.

Konjufca gjithashtu theksoi se qytetarët e Kosovës duhet të jetojnë në paqe dhe pa presione

“Funksionimi efektiv i një shoqërie mbështetet në kohezionin social dhe integrimi në një kornizë të përbashkët ligjore, kjo është një kornizë që shumë nga ju këtu në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, operojnë në këtë kuadër, pra kur bëhet fjalë për mbrojtjen e pakicave”.

“Përpjekjet tona në pjesën veriore të Kosovës, për të ofruar siguri e për të adresuar kërcënimet, kanë për synim që të sigurojnë një ambient stabil e të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh prapavijën e tyre etnike, ashtu që qytetarët tanë të arrijnë të jetojnë në paqe dhe pa presion nga strukturat e paligjshme të Serbisë”, tha ai.

OKB

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër