Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PZAP dënon Listën Serbe me 45 mijë euro për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

GD
Gazeta Demos29 dhjetor 2025 në 14:51
PZAP dënon Listën Serbe me 45 mijë euro për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e subjektit politik “Kosovski Savez” kundër Listës Serbe për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës më 28 dhjetor 2025.

Pas shqyrtimit të provave, PZAP konstatoi se Lista Serbe kishte vendosur materiale promovuese në hapësira publike pa lejen e autoriteteve, duke shkelur disa vendime të mëparshme të PZAP-it dhe Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme (08/L-228), shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Si pasojë, Lista Serbe është gjobitur me 45,000 euro dhe detyrohet ta paguajë gjobën brenda 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit.

PZAP thekson se shkeljet përfshijnë vendosje të materialeve zgjedhore në stacione autobusi, rrugë, ndërtesa dhe hapësira publike në Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë dhe Leshak, duke mos respektuar urdhrat për largimin e tyre nga vendet publike.

Paneli ka vlerësuar se pretendimet e Listës Serbe për përdorimin e fotografive të vjetra nuk e liruan nga përgjegjësia.

Kundër këtij vendimi, sipas ligjit, është e mundur të paraqitet ankesa në Gjykatën Supreme brenda 48 orëve nga marrja e vendimit.

https://drive.google.com/file/d/1GQx0Ps_tWBD3xM54olY5pyEnErzSrMn9/view

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës
  • 23:26Përfundon dita e gjashtë e tubimit në Tiranë
  • 23:22Kështu u vlerësua Zhegrova në ato pak minuta të luajtura ndaj Lazios
  • 22:57Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
  • 22:42Video e papublikuar, deputetja duke shëruar luftëtarët në luftë