Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 5100 euro, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore.

Në vendimin të cilin e ka siguruar gazeta Express thuhet “Detyrohet Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, që gjobën e shqiptuar, ta paguaj në afat për 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendim”.