Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat me postë

GD
Gazeta Demos9 janar 2026 në 19:16
PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat me postë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte kërkuar anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Vendimi është marrë në seancën e mbajtur më 9 janar 2026 nga paneli i përbërë nga gjyqtarët Kujtim Pasuli (kryesues), Hidajete Gashi Alaj dhe Skender Çoçaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

PDK kishte kontestuar administrimin e procesit të numërimit dhe shpalljen si të vlefshme të fletëvotimeve të dërguara me postë nga votimi jashtë Kosovës, duke kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet e pranuara pas afatit ligjor, përfshirë ato të datave 2 dhe 5 janar 2026.

Në arsyetim, PZAP ka vlerësuar se ankesa është dorëzuar jashtë afatit ligjor prej 48 orësh, të përcaktuar me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, pasi shkeljet e pretenduara, sipas vetë ankuesit, kanë ndodhur më 2 dhe 5 janar 2026, ndërsa ankesa është paraqitur më 8 janar 2026.

“Paneli ka konstatuar se ankesa është parashtruar pas afatit ligjor dhe si e tillë është e pasafatshme”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Në vendim theksohet gjithashtu se, për shkak të pasafatshmërisë, PZAP nuk ka hyrë në shqyrtimin meritor të pretendimeve të PDK-së lidhur me vlefshmërinë e fletëvotimeve me postë.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda 48 orëve nga pranimi i vendimit, sipas dispozitave ligjore në fuqi

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil