Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Në telegramin e ngushëllimit në Facebook, QKMK ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, të afërmit, kolegët si dhe për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në telegram.
