Kandidati për deputet, Qëndrim Kryeziu, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë statusin e vendit mikpritës të Lojërave Mesdhetare 2030 nëse infrastruktura sportive nuk përfundon brenda afateve të parapara.
Sipas Kryeziut, nëse deri në vitin 2028 nuk përfundojnë objektet dhe infrastruktura përcjellëse e nevojshme për organizimin e kësaj ngjarjeje të madhe sportive ndërkombëtare, vendi mund të përballet me pasoja serioze ekonomike dhe imazhore.
“Mosrealizimi i këtij projekti do të nënkuptonte humbjen e statusit të vendit mikpritës dhe humbjen e përfitimeve ekonomike që vlerësohen në rreth 5 miliardë euro, përkundër një investimi prej rreth 250 milionë eurosh”, ka deklaruar ai.
