Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, ka vazhduar aktivitetet dhe takimet me qytetarë nëpër vende të ndryshme të Kosovës, duke theksuar mbështetjen që, sipas tij, po merr nga qytetarët.
Përmes një deklarate, Kryeziu është shprehur se gjatë takimeve po sheh një frymë pozitive dhe optimizëm të madh te qytetarët për zgjedhjet e ardhshme.
“Nëpër çdo rrugë të Kosovës, takime e biseda me njerëz të mrekullueshëm të vendit. Populli ka ndryshu, krejt janë gati për festë. Prej 7 qershorit deri më 20 korrik do të zgjasë festa”, ka deklaruar ai.
