Qëndrim Kryeziu ka reaguar lidhur me ndalimin dhe gjobitjen e dy djemve të dëshmorëve të kombit për simbolin e UÇK-së.
Ai ka bërë të ditur se bashkë me kandidaten për deputete Kaltrina Lohaj, numri 29, ka takuar djalin e Heroit Nijazi Azemi – Komandant Mjekrra dhe Fisnik Bislimin, djalin e Heroit Rexhep Bislimi, të cilët, sipas tij, janë ndaluar dhe gjobitur për simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeziu e ka cilësuar këtë veprim si të turpshëm për ata që, sipas tij, harrojnë se kush e solli lirinë e Kosovës.
