Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

GD
Gazeta Demos11 tetor 2026 në 10:48
Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e projektligjeve për vitet 2026-2028.

Gjatë këtyre viteve, Zyra e Kryeministrit dhe Ministritë e Qeverisë synojnë të kalojnë 200 ligje në Kuvendin e Kosovës.

Zyra e Kryeministrit gjatë vitit 2026 synon që të kalojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrimin e Bujqësisë, derisa tanimë kanë kaluar ratifikimi i amendamentit 1 të marrëveshjes për Programin IPA 2021; ratifikimi i amendamentit 1 të marrëveshjes për Programin IPA 2022 dhe ratifikimi i marrëveshjes IPA 2026-2027.

Gjatë vitit 2027, Zyra e Kryeministrit ka për qëllim që të miratojë ligjin për Hetimin e Aksidenteve; për Mbrojtje nga Diskriminimi; për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nga Institucionet e Zbatimit të Ligjit; për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L- 31 për Lirinë Fetare në Kosovë dhe atë për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Në vitin 2028 planifikohet Projektligji për Mbrojtjen e Individëve në Lidhje me Përpunimin Automatik të Dhënave Personale.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sivjet synon të miratojë projektligjin për Shërbimin e Jashtëm; atë për Statusin, Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike, Konsullore dhe Personelin e Kosovës dhe Praninë Ndërkombëtare Ushtarake si dhe Personelin e saj; për Ratifikimin e “Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështje Civile Apo Tregtare”; për Ratifikimin e “Konventës për Zgjedhjen e Marrëveshjeve Gjyqësore”.

Po ashtu, Ministria e udhëhequr nga Glauk Konjufca, sivjet synon që të miratohen edhe projekligjet për Ratifikimin e “Konventës së Lubjanës-Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve Kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare”; për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze dhe projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Franceze.

Për vitin 2027 janë planifikuar Projektligji për Marrëveshjet Ndërkombëtare; Projektligji për Protokollin e Shtetit dhe Projektligji për Diasporën.

Kjo Ministri nuk ka të planifikuar ndonjë projektligj për vitin 2028.

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë deri tash ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; atë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës; Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë; për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjatë këtij viti, Donika Gërvalla dhe Ministria që ajo udhëheqë synojnë edhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Ekstradim; Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar; Projekt Kodin Civil i Republikës së Kosovës dhe Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.

Në vitin 2027, Ministria e Drejtësisë ka për synim që të kalojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit; atë për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar; plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Avokatinë; Projektligjin për Ndihmë Juridike Falas.

Gjatë vitit të ardhshëm synohet të kalojnë edhe ndryshimi i Ligjit për Kundërvajtjet; ndryshimi i Kodit Penal; Projektligji për ndërmjetësim; ndryshimi i Ligjit për Gjykatat; ndryshimi i Procedurës Penale; ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale; ndryshimi i Ligjit për Shërbimin Korrektues; ndryshimi i Ligjit për Përfaqësimin e Institucioneve Shtetërore në Procedura Gjyqësore, Ndërmjetësim dhe Arbitrazh; ndryshimi i Ligjit për Ekspertët Gjyqësor dhe ndryshimi i Ligjit për Pronën Publike.

Për vitin 2028 janë planifikuar Projektligji për Realizimin e të Drejtës në Gjykim brenda Kohës së Arsyeshme dhe Projekt Kodi i Procedurës Civile.

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e udhëhequr nga Ejup Maqedonci synon që sivjet të kalojë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit.

Për vitin 2027, Ministria e Mbrojtjes synon që të kalojë dy projektligje.

Projektligjet e synuara janë: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

kosovësprograminqeveria

Të ngjashme

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Specialen

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Specialen

11:36
Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës

Elek në debat në Serbi, mohon se është deputet i Kuvendit të Kosovës

21:12
Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

Joseph kritikon BE-në për qortimin publik ndaj Kosovës për Ligjin e Speciales: Nuk morët asnjë masë ndaj Serbisë për Mlladiqin

19:29
Lladrovci: PDK i dha drejtim historisë së re të Kosovës dhe kombit

Lladrovci: PDK i dha drejtim historisë së re të Kosovës dhe kombit

17:04

Më shumë nga Lajme

  • 11:34Kamberi: Vuçiqi po tenton ta ndalojë ndërkombëtarizimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës
  • 11:11Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë
  • 10:36Kryeministri bullgar uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në vendin e tij
  • 10:11Gërxhaliu: Kosova rrezikon të mbetet e varur nga ndihmat sociale
  • 09:58Shqetësoi ish-bashkëshorten, burri përfundon në mbajtje në Leposaviq