Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 17:49
Qeveria: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri në këtë mandat

Qeveria e Kosovës ka zotuar mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë mandatit aktual, ndërsa ka bërë të ditur se objektivat për kapacitetet ushtarake, të planifikuara për vitin 2028, pritet të arrihen dy vjet më herët.

Sipas njoftimit të Qeverisë, gjatë mandatit të kaluar buxheti i ushtrisë është trefishuar, ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës janë rekrutuar 3 mijë e 220 ushtarë të rinj, duke rritur më shumë se dyfish numrin e pjesëtarëve.

Qeveria ka bërë të ditur se një gjeneratë tjetër do të nisë trajnimin gjatë këtij viti, me ç’rast synohet përshpejtimi i realizimit të objektivave strategjike të FSK-së.

Në njoftim thuhet se janë realizuar blerje të armatimit në vlerë mbi 430 milionë euro. Mbështetja ajrore, sipas Qeverisë, përfshin dronët Bayraktar dhe SkyDagger, ndërsa nga toka FSK-ja disponon mbi 40 lloje të armatimit të rëndë dhe të lehtë.

“Ushtria jonë është duke u kompletuar çdo ditë e më shumë, e për këtë ne jemi shumë të vendosur. Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut e ushtria jonë pjesë e NATO-s”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Njoftimi:

Gjatë mandatit të kaluar, u trefishua buxheti i ushtrisë. Në këtë mandat, zotimi ynë është të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri.

Kemi rekrutuar 3,220 ushtarë të rinj, duke zgjeruar radhët e Forcës sonë dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër. Pas jush kemi edhe një gjeneratë tjetër që do të fillojë këtë vit trajnimin dhe, së bashku me ta, ne po i mbërrijmë kapacitetet ushtarake që janë paraparë të arrihen në vitin 2028. Pra, kemi përshpejtuar për dy vjet realizimin e objektivave tona strategjike.

Kemi realizuar blerje të armatimit me vlerë mbi 430 milionë euro. Mbështetjen ajrore e kemi me dronat Bayraktar dhe SkyDagger ndërsa nga toka kemi mbi 40 lloje të armatimit të rëndë e të lehtë, modern e sipas standardëve të NATO-s. Ushtria jonë është duke u kompletuar çdo ditë e më shumë, e për këtë ne jemi shumë të vendosur. Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut e ushtria jonë pjesë e NATO.

euroqeveriamiliard

Të ngjashme

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

Arrestohet shtetasi gjerman që iu gjetën 1 milion euro në veturë në Merdarë, s’mundi të dëshmojë prejardhjen e parave

09:22
Afera me 1 milion euro ku Gjykata në Prishtinë i la të lirë shtetasit e Shqipërisë, lajmërohet një person që e pranon se janë paratë e tij

Afera me 1 milion euro ku Gjykata në Prishtinë i la të lirë shtetasit e Shqipërisë, lajmërohet një person që e pranon se janë paratë e tij

22:41
Qeveria gjermane s’tregon çfarë u diskutua në takimin Rama-Merz

Qeveria gjermane s’tregon çfarë u diskutua në takimin Rama-Merz

22:10
Gjini kërkon llogari nga Qeveria: Tregoni pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën

Gjini kërkon llogari nga Qeveria: Tregoni pse jemi të përjashtuar nga dialogu strategjik me Amerikën

08:28

Më shumë nga Lajme

  • 18:55Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”: Diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje të vendosur demokratike
  • 18:49Eskalon protesta në Tiranë: Policët goditen me fishkezjarre, protestuesit mbajnë shkopë bejsbolli
  • 18:35Ndahet nga jeta Hajzer Zyhrani nga Llausha, u bë viral me shprehjen “Ka mu kallë krejt”
  • 18:33Haxhiu: Nesër ditë e rëndësishme për Luginën
  • 18:13Sonte ndryshon ora, akrepat kthehen një orë pas- BE’ja ende pa marrëveshje për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal