Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria mori edhe një vendim për familjet në nevojë

GD
Gazeta Demos22 maj 2026 në 10:27
Qeveria mori edhe një vendim për familjet në nevojë

Përveç vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen prej 100 euro për fëmijët, pensionistët, studentët dhe punëtorët e sektorit privat, në mbledhjen e sotme po ashtu u aprovua ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej një milion euro, për zbatimin e masës 3.4 kuponë ushqimi për familjet në nevoje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë në detyrë, tha se ky vendim është në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike.

”Ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej një milion euro, synon mbështetjen e familjeve në nevojë, përmes masës 3.4 kupon ushqimi në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike. Mjetet transferohen nga programi i ringjalljes ekonomike në departamentin e skemave sociale dhe do të përdoren për mbulimin e kostove sipas thirrjes së shpallur për përfituesit”, tha Kurti.

Gjithashtu, në mbledhje u emërua edhe komiteti për partneritet publiko-privat i përbërë nga përfaqësues së institucioneve kryesore qeveritare.

Sipas Kurtit, komiteti do të ketë rol kyç në avancimin e projekteve në përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe zhvillimit ekonomik përmes bashkëpunimit publiko-privat.

“Emërohet komiteti për partneritet publiko-privat i përbërë nga përfaqësues së institucioneve kryesore qeveritare, me qëllim forcimin e koordinimit dhe mbikëqyrjes së projekteve strategjike të partneritetit publiko-privat. Komiteti do të ketë rol kyç në shqyrtimin dhe avancimin e projekteve, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, shërbime publike dhe zhvillimit ekonomik përmes bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat”, tha Kurti.

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati përmendi përmbledhjen e këtij komiteti.

“Përbëhet prej anëtarëve të përhershëm, ministri i financave kryesues, ministrja e industrisë Mimoza Kusari Lila anëtare, ministri i infrastrukturës Dimal Basha anëtar, ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli dhe ministri i administrimit publik Elbert Krasniqi”, shtoi Murati.

Qeveria

Më shumë nga Lajme

  • 00:00Trump: Nuk do të kërkoj falje për luftën me Iranin
  • 23:36Kosova ofron ndihmë për Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret
  • 23:17Osmani për ofertën e Kurtit: Deshi të na poshtërojë, na vlerësoi edhe më pak sesa partitë minoritare
  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë