Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lindjen e Mesme

GD
Gazeta Demos13 mars 2026 në 22:32
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lindjen e Mesme

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime me karakter financiar dhe zhvillimor.

Në mesin e vendimeve të miratuara është kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e 500,000 eurove, për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar 1,675,000 euro për zbatimin e Masave 3.6 dhe 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në këtë mbledhje është autorizuar edhe Ministri për të aprovuar transfere nga nënprogrami “Shpenzimet e Paparashikuara” në nënprograme të tjera, për shuma individuale deri në 40,000 euro.

Gjithashtu, janë ndarë 370,000 euro për Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Qeveria ka miratuar edhe propozimin e Ministrisë së Financave për t’i rekomanduar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me bankën gjermane KfW, në kuadër të programit për sektorin e Energjisë dhe Klimës në Kosovë

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?