Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Nexhat Dacin

GD
Gazeta Demos2 janar 2026 në 16:03
Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Nexhat Dacin

Qeveria në detyrë ka ndarë sot 10 mijë euro me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për ish-Kryetarin e Kuvendit, Akademik Nexhat Dacin .

Vendimi është marrë sot në një mbledhje elektronike.

Daci u varros sot në Dragodan me nderimet më të larta shtetërore.

Në varrim morën pjesë Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.

Paraprakisht u mbajtë një akademi përkujtimore në Kuvend, si dhe homazhet.

Daci vdiq dje në moshën 81-vjeçare.

Akademik Nexhat Daci, kishte qenë deputet i Kuvendit të Kosovës nga viti 2001 deri më 2011, ndërkaq e kishte udhëhequr organin ligjvënës për dy mandate në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

Në periudhën kur udhëhoqi Kuvendin e Kosovës ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas vdekjes së udhëheqësit të LDK-së dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova, Daci shërbeu si ushtrues i detyrës së presidentit për rreth një muaj më 2006.

Pas ndasive me LDK-në, Daci e themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë dhe u bë kryetar i kësaj partie.

Më shumë nga Lajme

  • 11:19Aksion në “Qarshinë e Gjatë” në Pejë, Policia sekuestron 86 thika e 19 boksa metali
  • 11:00Kadrijaj mohon foton me personin që kërcënoi Haradinajn: Është inteligjencë artificiale
  • 10:48“Duhet me ju rrehë si ata (VV) me tulla, për me na respektu”, Ganimete Musliu përplaset me sigurimin e Kuvendit
  • 10:44Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
  • 10:41Arrestohet një qytetar i Kosovës në Serbi