Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 14:02
“Qeveria po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë”, Berisha: Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë përmes dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve, ndërsa kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të tij.

Në konferencën e sotme për mediat, ai u bëri thirrje qytetarëve, bizneseve të vogla dhe shërbimeve publike t’i bashkohen revoltës studentore.

“Regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën dhe terrorin kundër studentëve dhe protestuesve në Tiranë”, deklaroi Berisha, duke pretenduar se mbi 150 persona janë ndaluar gjatë protestave.

“Sot nga, Mati, Tropoja, Kurbini është shpallur greva në mbështetje të fuqishme të revoltës studentore. Sot nga Korça, Vlora dhe mbarë jugu, nxënësit janë në greva, në solidarizim me rininë studentore, revoltën e tyre. Ndërkohë regjimi i Padrinos ka shumëfishuar dhunën dhe terrorin kundër studentëve dhe protestuesve në Tiranë.

Janë mbi 150 të ndaluar nga narkobanditët me uniformë, qytetarë pa asnjë lidhje me ndonjë akt të veçantë të paligjshëm.

Edi Rama në skenarin e mbylljes së universitetit dërgoi mbrëmë narkobandat e tij policë me mjete policie dhe automjete policie për të thyer xhamat, terrorizuar dhe hedhur spraj ndaj vajzave në konviktet e studenteve, akte këto tipike të diktaturave të bandës.

Në fjalën e tij, ai shtoi revoltën tek mbarë shqiptarët. Deklaroi në mënyrën më të papërgjegjshme se nuk jep dorëheqjen. Në këtë mënyrë ai po e çon vendin drejt një konflikti të gjerë.

Në spitalet e vendit po mjekohen protestues me kafkë të shpuar nga plumbi në ballë, i gomës mundet, atë që ka treguar skaneri, tregon vrimën në pjesën ballore të vajzës së goditur.

Të tjerëve u janë krijuar plagë të rënda, hematoma të mëdha në kokë, në trup. Dhoma në lokale të paidentifikuar, janë të filmuar ku janë hedhur me dhjetëra studentë të dërrmuar, të goditur dhe të lënë përtokë.

PD-ja u bën thirrje mbarë qytetarëve të mbështesin me të gjithë potencialin e tyre këtë lëvizje historike, këtë revoltë historike të studentëve të Tiranës dhe universiteteve të vendit, këtë revoltë historike shpëtimtare të mbarë rinisë shkollore dhe më gjerë.

PD-ja u bën thirrje bizneseve të vogla që kanë te kjo parti, partinë e tyre, të gjejnë format dhe të shprehin solidaritetin e tyre të plotë me studentët në revoltë. PD i garanton ata se studentët nuk kanë urrejtje ndaj tyre.

Urrejtja studentore është për Padrinon dhe oligarkët e tij. Por është në kodin moral të biznesmenit të ndershëm të qytetëruar të marrë anën e studentëve, qoftë me një ndërprerje të përkohshme pune njëorëshe, dyorëshe në mënyrë që të inkurajojë këtë lëvizje.

Një akt miqësor ndaj studentëve, revoltës së tyre, që po tregojnë një guxim të jashtëzakonshëm, pritet nga çdo biznesmen.

Narkoshteti i Edi Ramës është armiku kryesor i tyre, armiku kryesor i shqiptarëve. Dhe studentët po përballen pikërisht me narkoshtetin e Edi Ramës.

Indiferenca ndaj revoltës studentore, dashje pa dashje është mbështetje për regjimin më të urryer të shqiptarëve dhe Edi Ramën. U bëj thirrje të gjitha shërbimeve publike të konsiderojnë rreshtimin e tyre me studentët.

Është e një rëndësie jetike zgjerimi dhe universalizimi i kësaj greve, i kësaj revolte. PD-ja dënon me forcën më të madhe vendimet e sotme të dhëna nga një gjykatëse në konflikt të hapur interesi, e cila për definicion me ligjin, në respekt të ligjit, për shkak të pozicionit të bashkëshortit, duhet të refuzonte vlerësimin e masës ndaj heronjve të revoltës studentore.

Masat politike të dhëna nga Edi Rama përmes gjykatës, a mund të imagjinoni ju, studenti Metaj, luani i protestës pa asnjë akt dhune përveç reagimeve plotësisht të ligjshme ndaj narkobanditëve që e arrestuan dhe donin ta rrëmbenin, e lënë në arrest shtëpie njëlloj si Karçanajn e AKSHI-t të Surrelit.

A mund të imagjinohet një gjë e tillë? Ajo që me Ergys Agasin dhe bandën e AKSHI-t ka zhdukur dhe shpërdoruar qindra e qindra milionë për llogari të Edi Ramës dhe mafies së tij, ajo ndodhet në arrest shtëpie njëlloj si studenti guximtar që u mbrojt me heroizëm, u mbrojt me guxim të jashtëzakonshëm nga shtatë narkobanditë që e rrethuan pa asnjë motiv.

Vendimet e sotme janë marrë në zyrën e Edi Ramës. PD-ja informon qytetarët dhe protestuesit se ajo ka organizuar shërbim avokatie falas për çdo të ndaluar. Ndaj dhe duhet t’i drejtohet kësaj zyre, telefoni i të cilit do afishohet në faqe, për të kërkuar ndihmë në çdo kohë gratis nga avoketër shumë të kualifikuar. Deputetët e saj kanë qenë dhe janë non-stop në të gjitha narko-komisariatet, dhe do jenë në mbrojtje dhe mbështetje të studentëve.

Edhe njëherë dënoj me forcën më të madhe qëndrimet çnjerëzore të narkoregjimit të Edi Ramës dhe u them shqiptarëve se zjarrvënësi më i madh i Shqipërisë në histori është Edi Rama. Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka djegur ëndrrat e qindra mijëra të rinjve.

Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka djegur shpresën e një kombi të tërë në Shqipëri.

Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka vjedhur së paku me narkoqeverinë e tij mbi 12 miliardë euro në tendera, prokurime dhe koncesione. Se me flakët e zjarrit të tij, ai ka shfarosur, ka zhdukur qindra mijëra vende pune dhe ka përzënë nga Shqipëria mbi 47 për qind të shqiptarëve në 10 vjet. Ata që bërtasin dhe duan të fajësojnë studentët për këtë apo atë akt, ata janë skllevër të Edi Ramës”, tha Berisha

studentëveprotestuesvevendin

Të ngjashme

Tensione pranë Ministrisë së Arsimit, hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Tensione pranë Ministrisë së Arsimit, hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve

13:31
Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën

Rama nga një biznes i djegur: Kjo flamë nuk është dora e studentëve, është dora e atij që ka kapur për fyti opozitën

08:21
S'ndalet kaosi në Tiranë: Përplasje me gurë mes policisë dhe protestuesve te Ura e Bllokut

S'ndalet kaosi në Tiranë: Përplasje me gurë mes policisë dhe protestuesve te Ura e Bllokut

22:05

Më shumë nga Lajme

  • 15:0211 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë
  • 15:00Para pak ditësh Hamza e Kurti, tash takohen edhe Hoxhaj me Konjufcën
  • 14:58Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë
  • 14:56Përfundon pas 7 orësh protesta në Elbasan, mes tensioneve, djegies së koshave dhe dëmtimit të sinjalistikës
  • 14:21Ish Ministrja e Jashtme për Ramen: Një lider që nuk është i dobishëm për kombin, nuk mund t’u shërbejë as qytetarëve të vet