Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para Gjykatës në Lipjan, për të mbështetur ish-ushtarin e UÇK-së i cili u arrestua pas një përleshje në fshatin Magure me disa persona të dyshuar që kanë ardhur nga serbia, shkruan GazetaDemos .
Në bazë të informacioneve ushtari i UÇK-së u provokua, e që kjo përfundoi me përleshje mes disa personave.
Një veteran i UÇK-së për Gazetën Demos tha se Bekim Metaj ishte i shoqëruar me 5 persona tjerë kur ndodhi përleshja, ndërkaq të dyshuarit që në luftë ishin të veshur me uniformat e ushtrisë serbe kishin qenë mbi 20 persona.
