Një qytetar nga Prizreni ka dorëzuar në Polici një kuletë të humbur, në të cilën ndodheshin 1 mijë e 410 euro dhe dokumente personale të pronarit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kuleta ishte gjetur në një market nga qytetari Selami Grki, i cili më 28 shtator, rreth orës 19:20, e kishte dorëzuar atë në Stacionin Policor të Trafikut në Prizren.
Policia bëri të ditur se, përmes dokumenteve të gjetura në kuletë, arriti ta identifikojë dhe kontaktojë pronarin.
“Pronari u paraqit në stacion dhe e mori kuletën dhe paratë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

